Korçë/ Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet rruga Korçë-Bilisht

Korçë/ Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet rruga Korçë-Bilisht

Një incident është regjistruar pak më parë në juglindje të vendit, ku era e fortë ka shkaktuar probleme në qarkullim. Sipas korresondentes së SYRI. ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta, në rrugën nacionale Korçë–Bilisht. Sipas informacioneve paraprake, rimorkioja e një kamioni është shkëputur si pasojë e erës së fortë dhe ka goditur një automjet tjetër që po qarkullonte në rrugë, duke bllokuar përkohësisht aksin. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e trafikut, ndërsa drejt zonës janë nisur edhe forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur heqjen e rimorkios dhe zhbllokimin e plotë të rrugës. .