Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër
Një operacion i befasishëm është zhvilluar në burgun e Domokosit nga strukturat e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Greqi. Sipas informacioneve nga mediat greke, raportohet se mes qelive ku u kryen kontrolle të imtësishme ishin edhe ato të të dënuarit shqiptar Alket Rizai, si dhe të një dënuari tjetër shqiptar të njohur me nofkën “Sandri”, i konsideruar organizatori kryesor i trafikut të 1.2 ton kokainë në Astakos të Etoloakarnanisë, nga Karaibet, në janar 2020. Gjatë kontrolleve, oficerët e të ashtuquajturit “FBI-së greke” sekuestruan telefona celularë, karikues dhe thika, pavarësisht se vetëm pak ditë më parë, më 20 shkurt, ishte zhvilluar një tjetër operacion në të njëjtin burg, ku u kontrolluan 17 qeli. Sipas informacioneve të mediave greke, në vendngjarje ndodhej edhe Rizai,...
Burimi:
javanews.al