Kontrabandonte medikamente nga Italia, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë

Kontrabandonte medikamente nga Italia, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 53-vjeçar i cili akuzohet për kontrabandë ilaçesh, ndërkohë është proceduar penalisht djali i tij. Bëhet me dije se 53-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara nga Italia. Njoftimi: Goditet një rast në fushën e kontrabandës së mallrave.  Tregtonin në Vlorë, mallra që dyshohet se i kontrabandonin nga Italia, vihet në pranga 53-vjeçari, procedohet penalisht djali i tij.        53-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara nga Italia.     Sekuestrohen medikamentet.  Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve intensive dhe i verifikimeve të kryera në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet...