Kontrabandonte makina nga Europa dhe shiste pjesët, në pranga pronari i servisit në Fier
Është zbuluar këtë të premte nga policia e Fierit një subjekt ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara. Sipas njoftimit nga policia, në pranga ka rënë pronari i subjektit, Xh. H., 50 vjeç. Sakaq, nga ky hetim u zbulua se pronari nuk kishte licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 automjete të cilat ishin pjesërisht të çmontuara dhe pjesë automjetesh. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, si rezultat i punës hetimore të kryer për një rast të kryerjes së aktivitetit ekomonik, me produkte të kontrabanduara, arrestuan shtetasin: -Xh. H., 50 vjeç, banues në Patos. Gjatë kontrollit në subjektin e tij (servis automjetesh), në Patos, janë gjetur automjete (pjesërisht...
Burimi:
syri.net