Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

Një 39-vjeçar nga Berati është arrestuar pasi ka plagosur me thikë një person gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (17 mars) në lagjen “Barrikadë” në Berat. I plagosur ka mbetur 48-vjeçari D.N., i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të shpejtë të Policisë, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Barrikadë” një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u...