Konflikt pronësie në Lezhë, procedohet penalisht 62-vjeçari

Konflikt pronësie në Lezhë, procedohet penalisht 62-vjeçari

Një konflikt për motive pronësie është regjistruar në Lezhë, ku disa persona janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin. Sipas policisë, pas konfliktit ka nisur procedimi penal ndaj një 62-vjeçari, i cili dyshohet se ka kanosur një 64-vjeçar gjatë përplasjes. Në lidhje me ngjarjen janë proceduar edhe A. M., 19 vjeç, O. K., 19 vjeç, A. V., 18 vjeç dhe N. P., 20 vjeç. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë për veprime të mëtejshme.