Konflikt i dhunshëm në lagjen “Baba Rexhepi” në Sarandë: 2 të plagosur, arrestohen 2 persona dhe 1 në kërkim
Konflikt i dhunshëm në lagjen “Baba Rexhepi” në Sarandë: 2 të plagosur, arrestohen 2 persona dhe 1 në kërkim Një konflikt i dhunshëm mes disa shtetasve në lagjen “Baba Rexhepi” në Sarandë ka përfunduar me dy persona të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia ka arrestuar dy autorë të dyshuar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Sipas Policisë, ngjarja u raportua në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas së cilës shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë ndërhynë menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestuan shtetasit M. H., 24 vjeç dhe Xh. S., 27 vjeç, ndërsa u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi...
Burimi:
shkodraweb.com