‘Komshinjtë më të mirë’/ Krimi makabër në Fier, flasin fqinjët: Jemi të çuditur!

‘Komshinjtë më të mirë’/ Krimi makabër në Fier, flasin fqinjët: Jemi të çuditur!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme fshatin Kuman të Roskovecit, ku një 80-vjeçar, i identifikuar si Shefit Rrapaj, ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Pas ngjarjes tragjike, banorët e zonës kanë reaguar të shokuar, duke e përshkruar çiftin si njerëz të qetë dhe pa probleme të dukshme në komunitet. Një prej fqinjëve u shpreh se viktima ishte një grua e respektuar dhe e përkushtuar ndaj familjes dhe jetës në fshat. “Ishte nga gratë e rralla, e respektoja si motrën time. Nuk e di si ndodhi. Shefiti nuk konsumonte alkool, kurrë. Ndoshta ardhja e djalit të vogël nga Greqia mund të ketë ndikuar, por nuk i di problemet e tyre. Nuk...