Komisioni i Ankimit në Polici shqyrton 25 kërkesa të efektivëve, zbut masat për disa ish-drejtues
Komisioni i Ankimit në Policinë e Shtetit, i mbledhur këtë të martë ka ndryshuar vendimin fillestar të Standardeve Profesionale të dhënë pak javë më parë për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës. Për ish-drejtorin Altin Mena, burime bëjnë me dije se është vendosur shtyrje gradimi për 3 muaj, duke rrëzuar masën e parë që ishte ulje në gradë për 5 vjet. Po ashtu, për zëvendësdrejtorin për rendin, Taulant Gjoka, u vendos shtyrje afati gradimi për 6 muaj, duke rrëzuar vendimin fillestar për përjashtim nga policia. Përjashtim fillimisht pati edhe për shefin e Komisariatit të Lezhës, Oltion Gjoni, por Komisioni i Ankimit vendosi ta rrëzojë, duke dhënë vendim shtyrje afati gradimi për 1 vit. Edhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Fierit, Oliger Torba, komisioni rrëzoi masën e...
Burimi:
vizionplus.tv