“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

Karabinierët e Njësisë Hetimore të Bergamos, me ndihmën e stacionit të Cislagos (Varese), arrestuan një tunizian 47-vjeçar. Ai do të vuajë një dënim prej 6 vite e 1 muaj burg, i dhënë nga Prokuroria e Bergamos pas hetimeve të njohura si “Romano 2017”, që kishin goditur një rrjet të madh trafiku droge në provincën e Bergamos. Hetimi, i nisur në vitin 2017, u finalizua në 9 dhjetor 2019, kur u ekzekutuan urdhra paraburgimi ndaj 15 personave. Gjatë hetimeve u zbulua se të dyshuarit, kryesisht shqiptarë dhe afrikano-veriorë importonin kokainë nga Amerika e Jugut dhe e shpërndanin në Bergamo. Droga vinte fillimisht në Holandë dhe transportohej më pas në Itali nga korrierë të huaj, të cilët përdornin automjete me targa franceze dhe gjermane, të modifikuara me...