Kokainë dhe baste sportive në lokal/ Arrestohet pronari, e pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

Kokainë dhe baste sportive në lokal/ Arrestohet pronari, e pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

Një aksion i Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Komisariatit të Korçës është finalizuar me arrestimin e një personi dhe procedimin penal të më shumë se 15 të tjerëve. Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara për një lokal të përshtatur për organizimin e lojërave të fatit, poker dhe veprimtari të paligjshme bixhozi. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia ka konstatuar gjithashtu praninë e lëndëve narkotike. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Bulgarec, ku u sekuestruan dhjetëra doza kokaine, shuma parash, dhjetëra telefona celularë si edhe një automjet. Në pranga ka rënë pronari i lokalit, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Sipas të dhënave, mësohet se në lokal ka qenë i pranishëm edhe...