Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”
Krah kolegut që ka hetuar Belinda Ballukun dhe gati për t’u përballur me politikën. Dita e parë e kryeprokrorit të ri të SPAK-ut nisi kështu. 19 dhjetori i Klodjan Brahos si kryeprokuror, ishte pa bujën e ceremonive por me peshën e një mandate tre vjeçar që siç kuptohet e gjeti me mëngë të përveshura. Takimi I tij I parë kundër politikës Mesazhi që kryeprokurori Braho ka dhënë në KLP është, zgjidhja më e lehtë gjendet tek zbatimi I ligjit dhe kjo nënkupton ditë të vështira për shkelësit që janë nën kompetencë të SPAK. Si një prokuror që ka drejtuar departamentin për hetimin e korrupsionit, kryeprokurori i ri i SPAK, Braho, mosha 44 vjeç, njihet për rekordet hetimore ndaj funksionarëve të lartë. Por edhe në fushën...