Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

Është shtyrë për në 23 shkurt seanca në Gjykatën Administrative për padinë e bërë nga aktorja Anila Bisha ndaj AKSHI-t dhe Këshillit të Ministrave, ku kërkon pezullimin e ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella. Shkak për këtë shtyrje u bë mungesa e avokatit të aktores, Aranit Roshi, i cili kishte njoftuar më herët gjykatën se ishte i sëmurë. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Armand Shkurta, i cili do të shprehet fillimisht për kërkesën për sigurimin e padisë. Kujtojmë se aktorja kërkon gjithashtu dëmshpërblim prej 1 milionë euro për prishje imazhi.