Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë por Apeli i GJKKO e rrëzon/ Meta: Po manipulohet gjykata për zgjatjen e paraburgimit tim
Apeli i GJKKO rrëzoi sot kërkesën e Ilir Metës, për zbutjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Pas vendimit ka reaguar vetë ish-presidenti, i cili shprehet se ‘po manipulohet gjykata për zgjatjen e paraburgimit të tim’. Kreu i Partisë së Lirisë ndodhet prej më shumë se një viti në qeli. “Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi. U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim. Për më shumë komunikojmë nesër.”, deklaron Meta.
Burimi:
javanews.al