Kërkoi të lirohej nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS
Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, për shuarje të masës “arrest në burg”. Çyrbja vuajti një dënim 2 vite burg, pasi u fajësua për “korrupsion në zgjedhje“, “përkrahje të autorit të krimit” dhe “tregim të sekretit shtetëror“. Në Apel mbrojtja e Çyrbjes ka pohuar se dënimi i klientit të tij përfundon sot, 20 shkurt, ora 22:30. Për këtë shkak, për të shuar masën ish-deputetit do t’i duhet t’i drejtohet me një tjetër kërkesë gjykatës. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 73 akti, datë 18.02.2026 regjistrimi, mbi kërkesën...
Burimi:
opinion.al