Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Belinda Ballukut, e cila kërkonte revokimin e pezullimit të detyrës si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi u mor sot, 13 mars, nga gjyqtari Erion Çela. Balluku kishte kërkuar që kjo masë të mos ishte më në fuqi pasi e ka humbur objektin e saj. Kundër këtij vendimi të marrë nga GJKKO-ja, Balluku mund të ankojë brenda pesë ditëve në Apelin e Posaçëm, që nga sot. Kërkuesja (e pandehura) Belinda Balluku me datë 13.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si...