Kërkoi shfuqizimin e masës së arrestit, Kushtetuesja rrëzon Evis Berberin! Ish vartësi i Ballukut mbetet në qeli

Kërkoi shfuqizimin e masës së arrestit, Kushtetuesja rrëzon Evis Berberin! Ish vartësi i Ballukut mbetet në qeli

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish kreut të ARRSH-së Evis Berberi, i cili kërkonte shfuqizimin e masës së arrestit në burg. Ish vartësi i Belinda Ballukut do të mbetet në qeli. Ndërkohë, sa i përket pretendimeve të tjera lidhur me papërdorshmërinë e të dhënave në telefon nuk janë marrë në konsideratë. Kushtetuesja argumenton se ai duhet të bëjë ankim në Shkalln e parë. Kujtojmë që Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tendera, që kapin vlerën e 5 milionë eurove.