Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë rrëzoi këtë të premte, kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda. Relatori i çështjes, Bib Ndreca vendosi rrëzimin e kërkesës së depozituar më 4 shkurt. Kërkesën, Veliaj e artikuloi që në seancën e 2 shkurtit që u mbajt në Gjykatën e Posaçme. Gjatë seancës së fundit në GJKKO, pati përplasje mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe trupit gjykues. Veliaj braktisi sallën e gjyqit me pretendimin se nuk u dëgjua nga trupi gjykues.
Burimi:
syri.net