Kërkoi kthimin e celularëve të sekuestruar, edhe Gjykata e Lartë rrëzon zyrtaren e policisë Ervina Gjana
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervina Gjanës, zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, e cila kërkonte kthimin e aparateve celulare të cilët janë sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve ndaj AKSHI-t. Gjana, pasi u refuzua nga shkalla e dytë e gjyqësorit për të cilën vendosi t’i kthehej vetëm telefonat e fëmijëve, iu drejtua Gjykatës së Lartë për kthimin e 8 aparateve celulare. SPAK, po në kuadër të hetimeve ndaj AKSHI-t, ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e zyrtares, pasi sipas të dhënave bashkëshorti i saj rezulton të ishte shofer i biznesmenit Ergys Agasi. Bëhet fjalë për shtetasin Renato Hristic, që po ashtu është nën hetim nga struktura e posaçme. Për këtë çështje, masa sigurie janë vendosur ndaj 7 personave, mes tyre...
Burimi:
syri.net