Kërkesa e Veliajt kundër Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore
Gjykata Administrative do të zhvillojë më datë 3 prill seancën përgatitore lidhur me kërkesë-padinë e Erion Veliajt për prokurorin e posaçëm, Ols Dado. Kryebashkiaku pretendon se është emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin, pasi nuk kishte kryer Magjistraturën. Veliaj pretendon gjithashtu se zoti Dado ka kaluar nga statusi i noterit direkt në atë të prokurorit, pa përmbushur kushtet ligjore.
Burimi:
javanews.al