Kërcet arma në Shijak, plagoset 45 vjeçari
Një plagosje ne armë ka ndodhur në Shijak. Dy kushërinj pas një konflikti kanë lënë të plagosur një 45 vjeçar. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy kushërinjtë janë në kërkim nga policia. Njoftimi: Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.
Burimi:
vizionplus.tv