“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

Këtë të mërkurë, më 18 mars, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur që të kalojë për gjykim dosjen në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe të pandehurve të tjerë. Raportohet se të pandehurit Fatime Kryemadhi, Ema Coku dhe Pirro Xhixho kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Sjellim ndërmend se para nisjes së seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani dha një prononcim të shkurtër për mediat, ku u shpreh i bindur se sot do të kishte një vendim. “E kemi pritur këtë ditën sot, kemi 7 muaj.”, tha ai, duke shtuar se “sot do të ketë një vendimmarrje”. Duke shkëmbyer batuta me gazetarët, Cakrani kujtoi bastin që ka vënë me ta se brenda këtij muaj, ish-presidenti...