Kazino në mes të qytetit e shtëpi bari, përjashtohen nga radhët e policisë 2 ish-drejtues në Lezhë, masa për 2 të tjerë

Kazino në mes të qytetit e shtëpi bari, përjashtohen nga radhët e policisë 2 ish-drejtues në Lezhë, masa për 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka marrë masa disiplinore ndaj disa ish-drejtuesve të Policisë së Lezhës. Vendimi është marrë pas konstatimit të shkeljeve gjatë ushtrimit të detyrës. Raportohet se nga radhët e policisë janë përjashtuar ish-zëvendësdrejtori për Rendin në Policinë e Lezhës, Taulant Gjoka, si dhe ish-shefi i Komisariatit, Oltion Gjoni. Ndërkohë, është vendosur masa disiplinore “ulje në gradë” për një periudhë 5-vjeçare për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, aktualisht zv/drejtor për Rendin në Policinë e Kukësit. Ndërsa për zv/drejtorin për Krimet, Kujtim Gjoka, është vendosur shtyrje e afatit të gradimit. Sipas arsyetimit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, gjatë periudhës kur këta drejtues ishin në krye të Policisë së Lezhës, në qendër të qytetit funksiononte prej kohësh një kazino trekatëshe me mbi 20 makineta dhe...