Katër persona dhunojnë brutalisht 17-vjeçarin në Greqi, një prej autorëve shqiptar

Katër persona dhunojnë brutalisht 17-vjeçarin në Greqi, një prej autorëve shqiptar

Një 17-vjeçar i cili po argëtohej me miqtë e tij në një lokal në Mataraga të Agrinjos në Greqi, u rrah brutalisht orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke përfunduar i plagosur në spital. Autorët ishin 4 persona të maskuar me kapuçë, që mbërritën me taksi në vendngjarje dhe sulmuan të miturin. Pasi hynë brenda, ata kapën 17-vjeçarin dhe e nxorën me forcë nga ambientet, duke e rrahur brutalisht. Madje njëri nga autorët dyshohet se e ka kërcënuar të miturin me thikë. Policia greke tha se ka identifikuar një prej autorëve dhe ai është një shtetas shqiptar, tashmë i shpallur në kërkim. Mbeten ende të panjohura motivet e krimit, por besohet për një grindje dhe përplasje mes grupeve të të rinjve në zonë. 17-vjeçari...