Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Katër ditë pa ujë në Vlorë, drejtori i UKV: Do ta riparojmë tubacionin kryesor deri në darkë
Kronikë E Hënë, 29 Dhjetor 2025 11:55 Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (UKV) ka reaguar për situatën në të cilën ndodhen banorët e qytetit të Vlorës, pasi prej katër ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë. Agjencia e UKV-së njofton se po punohet për zgjidhjen e situatës dhe se pritet që sot, në orën 17:00, të mbërrijnë materialet e porositura nga Stambolli dhe Italia për rregullimin e linjës së tubacionit. “Ka ndodhur në mesnatë, më datë 25, dhe atë natë është bërë verifikimi, por për shkak të terrenit u vendos që ndërhyrja të bëhej të nesërmen. Janë vendosur dy pajisje që u mendua se do zgjidhnin situatën. Pajisjet e ndërrimit janë specifike; janë tentuar dy herë, por tentativat kanë dështuar. Materialet do të mbërrijnë, me ndihmën...