Katër anëtarët e familjes shqiptare humbën jetën nga gazi në Itali, flet bashkatdhetari: Kur hymë në banesë kishin ende puls

Katër anëtarët e familjes shqiptare humbën jetën nga gazi në Itali, flet bashkatdhetari: Kur hymë në banesë kishin ende puls

Detaje të reja dalin në dritë nga tragjedia që tronditi Italinë, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën pasi dyshohet se u helmuan nga monoksidi i karbonit. Lidhur me tragjedinë ka folur për mediat Ernest Çela, fqinji shqiptar i familjes, i cili ishte ndër personat e parë që hyri në banesë së bashku me karabinierët. Në dëshminë e tij, ai rrëfen momentet dramatike të ndërhyrjes, kur rreth orës 21:30 u përball me katër trupat e shtrirë pa ndjenja në katin e dytë të shtëpisë, duke theksuar se në ato çaste viktimat kishin ende puls. “Mbrëmjen rreth orës 21:30 erdhi patrulla e karabinierëve bashkë me xhaxhain e djalit që ka ndërruar jetë. Menjëherë hymë në banesë dhe u ngjitëm në katin e dytë, ku pashë...