Karburant, biznese, banesa dhe troje, konfiskohen 3 mln euro pasuri… Ja kujt i përkasin (EMRI)

Karburant, biznese, banesa dhe troje, konfiskohen 3 mln euro pasuri… Ja kujt i përkasin (EMRI)

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, janë konfiskuar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro të Dasho Alikos, të cilat, sipas hetimeve, nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme. Sipas Prokurorisë, konfiskimi është kryer në kuadër të hetimit pasuror nr. 2 të vitit 2019, pas verifikimeve financiare dhe pasurore që treguan se subjekti nuk kishte të ardhura të ligjshme për krijimin e këtyre pasurive. “Nga hetimet rezultoi se shtetasi D.A. nuk dispononte burime të ligjshme për krijimin e pasurive të tij, ndaj u kërkua dhe u vendos konfiskimi i tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Gjirokastrës. Pasuritë e konfiskuara përfshijnë truall, arë, banesa, karburant, biznese, magazina dhe objekte shërbimi, të shtrira kryesisht në zonat Gjirokastër,...