Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë
Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, ka folur për ngjarjen tragjike ku 25-vjeçarja Xhoana Nikolli i dha fund jetës pasi konsumoi fostoksinë në banesën e saj, pas dhunës së vazhdueshme që dyshohet se është ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj, 25-vjeçari Eraldo Fizi. Sipas Karanxhës, rasti është shumë i rëndë dhe parashikohet nga disa dispozita të Kodit Penal që lidhen me shtyrjen drejt vetëvrasjes dhe dhunën në familje, të cilat parashikojnë dënime të larta me burg. “Është një ngjarje shumë e rëndë. Neni 99 dhe neni 130/a, paragrafi i katërt i Kodit Penal parashikojnë dënime shumë të larta. Pra bëhet fjalë për një dënim të rëndë”, u shpreh Karanxha. Ai theksoi se në këtë çështje ka disa...
Burimi:
javanews.al