Kapet në Tiranë 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, pritet ekstradimi në Britani

Kapet në Tiranë 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, pritet ekstradimi në Britani

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është ndaluar në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin A. Sh., banues në Domje, ndaj të cilit Gjykata e Kentit të Veriut në Mbretërinë e Bashkuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, me vendim të datës 15 janar 2026. Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Manchester për veprën penale “Vrasje”, sipas legjislacionit britanik. Aktualisht vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar. Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 81”. Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës...