Kapet në Rinas italiani i shpallur në kërkim nga Franca, i shkaktoi shtetit francez 2.5 milionë euro dëm duke shmangur TVSH

Kapet në Rinas italiani i shpallur në kërkim nga Franca, i shkaktoi shtetit francez 2.5 milionë euro dëm duke shmangur TVSH

PKK Rinas/Vijon operacioni ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”. I shkaktoi shtetit francez, rreth 2.5 milionë euro dëm, duke shmangur TVSh-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze, kapet gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, 61-vjeçari nga Italia. Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të operacionit “The Wanted”, bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Francë, të shtetasit italian, V. C., 61 vjeç. Nga verifikimet rezultoi se...