Kapet drogë në doganën e Kapshticës, arrestohet shtetasi grek
Një operacion është zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjteje, më 26 mars, mes drejtorisë vendore të policisë Korçë dhe drejtorisë së kufirit e migracionit, që ka përfunduar me kapjen e rreth 30 kilogramëve drogë në doganën e Kapshticës. Gazetarja e Klan News Daniela Zisi, raporton se nga ky operacion është vënë në pranga një shtetas grek në pikën kufitare të Kapshticës, pasi droga u gjet në mjetin e tij. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi grek ka modifikuar një pjesë të mjetit për të bërë të mundur futjen e lëndës narkotike kanabis sattiva. Sasia e kapur është rreth 30 kilogramë. Shtetasi grek u kap në tentativë për të kaluar drejt vendit fqinj, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë për të zbuluar sasinë e drogës të fshehur në mjet....
Burimi:
javanews.al