Kapën 58-vjeçarin që grabiti bankën, Proda: Dy efektivët treguan shembullin që përfaqëson Policia e Shtetit!

Kapën 58-vjeçarin që grabiti bankën, Proda: Dy efektivët treguan shembullin që përfaqëson Policia e Shtetit!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtues Elton Alushi, takoi dhe falënderoi 2 punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët me guxim, profesionalizëm dhe në kohë rekord, shkuan në vendngjarje, neutralizuan dhe arrestuan autorin e armatosur, i cili mori një shumë parash në një filial banke, duke rrezikuar jetën e punonjësve, dhe tentoi të largohej. Gjatë fjalës së tij para efektivëve të Komisariatit nr. 2, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda theksoi se reagimi në kohë rekord, guximi dhe profesionalizmi i treguar nga dy kolegët tanë, Inspektor Ermal Çeku dhe Inspektor Eduart Saliko, janë shembull i qartë i standardit që përfaqëson Policia e Shtetit. Përballë...