Kapen 175 kg drogë në kufirin franko-gjerman/ Arrestohet shqiptari, ishte ‘truri’ i organizatës
Mbi 175 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar në fillim të shkurtit në kufirin franko-gjerman gjatë një operacioni të Zyrës Antinarkotikë. Katër persona janë vënë nën hetim dhe janë vendosur në paraburgim, njoftoi të premten Prokuroria e Strasburgut, në përfundim të një hetimi afatgjatë. EUROPE1 Autoritetet njoftuan të premten sekuestrimin e më shumë se 175 kilogramëve drogë në kufirin franko-gjerman dhe vënien nën hetim të katër personave. Operacioni, i zhvilluar më 5 shkurt 2026 nga policia e Zyrës Kundër Narkotikëve në Strasburg, bëri të mundur ndalimin e një kamioni që qarkullonte mes Spanjës dhe Gjermanisë. Të dyshuarit u vendosën në paraburgim në kuadër të një procedimi penal të hapur në Strasburg. Sipas prokurores së Strasburgut, Clarisse Taron, 158 kilogramë kanabis dhe 11 kilogramë kokainë u zbuluan...
Burimi:
syri.net