Kaos në rrugët e Vlorës, protestuesit bllokojnë kryqëzimin kryesor

Kaos në rrugët e Vlorës, protestuesit bllokojnë kryqëzimin kryesor

Kronikë E Hënë, 29 Dhjetor 2025 11:27 Rruglt e Vlorës janë në kaos nga radhët e makinave, pasi protestuesit kanë bllokuar kryqëzimin kryesor të qytetit, të njohur si “Kapelja”. Si pasojë, kryqëzimi është plotësisht i bllokuar, ndërsa radhë të gjata automjetesh janë krijuar në të gjitha akset kryesore të qytetit. Protesta po zhvillohet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm prej katër ditësh, situatë që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te banorët.