Kanosi një person me armë zjarri në muajin tetor, arrestohet 31-vjeçari në Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Autorësia”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim. Mesnatën e datës 16 tetor 2025, kanosi me armë zjarri, një shtetas, lokalizohet dhe kapet 31-vjeçari (shtetas me precedent penal). Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë informative, për vendndodhjen e autorit të dyshuar të kanosjes me armë zjarri, të shtetasit B. H., kryer për motive të dobëta, rreth mesnatës së datës 16.10.2025, në rrugë, në fshatin Fllakë, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, finalizuan operacionin “Autorësia”. Në kuadër të këtij operacioni, u lokalizua, u kap dhe u ndalua autori i dyshuar i rastit, shtetasi G. G., 31 vjeç, banues në Tiranë....
Burimi:
vizionplus.tv