Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë shpallur në kërkim 56-vjeçarin Genc Llakaj, 56 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Sipas Policisë, 56-vjeçari dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale drejtoreshën e Degës Territoriale të Shërbimit të Provës në Pogradec, Suela Llakmani. Kërcënimet pretendohet se lidhen me faktin se, sipas tij, zyrtarja nuk është paraqitur qëllimisht në gjykatë, çka ka sjellë shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj bashkëshortes së tij, e cila aktualisht ndodhet me masën e sigurisë “Arrest në burg” në IEVP Pojskë. “Jo shtet të ketë por perandori të ketë ti që ke shkelur ligjin e mbi gjakun e fëmijës sim. Mos mendo se do vesh te shefi i krimeve… ti borxhin...
Burimi:
javanews.al