Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Diversity”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale kapën në flagrancë në afërsi të Kamzës shtetasin 26-vjeçar E. K., duke transportuar mallra të dyshuara kontrabanduese. Gjatë kontrollit të automjetit, policia sekuestrua rreth 524 gramë flori, veshje të ndryshme, paketa cigaresh, dy makina qepëse dhe sende të tjera të dyshuara. Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij, F. K. dhe M. G.. Hetimet paraprake tregojnë se E. K., së bashku me F. K. dhe M. G., kanë futur në mënyrë të kundërligjshme mallrat në territorin e Shqipërisë. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.