Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kamëz, dy makina përfshihen në një aksident, mbetën të plagosur 4 persona
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ku janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një Toyota. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur. Sakaq, shoferi i automjetit tip “Audi” është shoqëruar nga policia. Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet.