“Kam një vëlla që mos e paça, fatkeqësi për familjen”, Petrit Qoli dëshmon te “Plumbi i Artë”

“Kam një vëlla që mos e paça, fatkeqësi për familjen”, Petrit Qoli dëshmon te “Plumbi i Artë”

Petrit Qoli, i pandehur në dosjen “Plumbi i artë” u pyet nga prokurorët në sallën e gjyqit. Qoli: Nga 2002 deri në 2013 kam patur anije peshkimi, kam punuar si kapiten anijeje. Anija Dibra dhe Sazani. Më vjen turp ta them por kam edhe fakultet juridik, te Kristali. Ndërkohë kam bërë dhe 9 pallate, jam marrë edhe me ndërtim. Behar Dibra: Idenë për ndërtimtari, nga e more? Kam kushëri Mustafa Laçon. Është ndërtues, duhet të jetë 80 vjeç. I thashë kam 300 mijë marka. Ndërtimin e parë e kam bërë te gropa arkeologjike, mbrapa Pallatit të Kulturës. Ku i gjetë këto lekë? Nga peshkimi, kam patur gjithmonë anije të thashë. Kam një vëlla që mos e paça, Festim Qoli. Edhe motër, Rezana Qoli. Ndërkohë që...