“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të mëngjesit të kësaj të shtune në Tiranë. Një 18-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri. Paraprakisht raportohet se ajo ka thënë se ka bërë shumë gabime në jetë. Ndërkohë mësohet se 18-vjeçarja ka qenë e dashura e 22-vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim për moskallëzim krimi. 22-vjeçari është nipi i Vladimir Gjutës, një emër i dëgjuar për policinë dhe drejtësinë shqiptare, si autor për një sërë veprash penale.