Kalimi i paligjshëm i kufirit, 3 sudanezë në pranga, ndihmuan 31 emigrantë

Kalimi i paligjshëm i kufirit, 3 sudanezë në pranga, ndihmuan 31 emigrantë

Dy operacione policore, “Rikthimi” dhe ”Itinerari”, që janë zhvilluar në vend kundër dhënies ndihmë të emigrantëve për të kaluar kufijtë ilegalisht, ka përfunduar në disa arrestime. U vunë në pranga shtetasit sudanezë H. A., 27-vjeç, M. H., 20-vjeç dhe M. H., 30-vjeç. Të organizuar si grup, ata ndihmuan 31 emigrantë për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë. “Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale intensive, të kryera me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt parave, emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë të kundërligjshme, në shtete të BE-së, u finalizuan në 24 orë, operacionet “Rikthimi” dhe “Itinerari”. Gjatë operacionit “Rikthimi”, u vunë në pranga shtetasit H. A., 27 vjeç dhe M. H., 20 vjeç (i dëbuar më...