Jurgis Çyrbja kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e Ramës

Jurgis Çyrbja kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e Ramës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën për ndyrshim mase të ish-deputetit Jurgis Çyrbja. Akuzat që rëndojnë ndaj Çyrbjas janë “Korrupsion aktiv zgjedhor”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “tregtimi i sekretit shtetëror”. NJOFTIMI: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 73 akti, datë 18.02.2026 regjistrimi, mbi kërkesën e të pandehurit J.Ç, me objekt: “Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 129,...