Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

Zv. Ministri i MIE, kreu i ARRSH, kreu i AKMC si dhe përfaqësues të tjerë të instucioneve për mbarëvajtjen e rrugëve dhe hekurudhave në vend po mbajnë një konferencë për mediat lidhur me bllokimin e akseve rrugore. Drejtori i Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Ardian Bylyku, deklaroi gjatë konferencës për mediat se ekipet në terren kanë kryer matjet dhe monitorimin fillestar të zonës së prekur, duke vijuar më pas me analizën e detajuar të të dhënave të mbledhura. Sipas Bylykut, zona në fjalë paraqet ndjeshmëri të lartë nga pikëpamja gjeologjike, pasi përbëhet nga shkëmbinj copëzorë, të cilët kanë tendencë të akumulojnë sasi të konsiderueshme uji në rast reshjesh intensive. Ai theksoi se nga dhjetori 2025 deri në shkurt 2026, sasia e reshjeve ka qenë trefishi në krahasim...