Juglindja e paralizuar, Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet/ ARRSH: Ura te “Arrat e Gurrës” do të demontohet!
Situata në aksin kombëtar pranë zonës “Arrat e Gurrës”, në fshatin Dragostunjë të Librazhd, është përkeqësuar, pasi ura në këtë segment ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe është shpallur zyrtarisht e pakalueshme. Sipas Drejtorit të Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, struktura e urës ka humbur parametrat e sigurisë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve mbi të. Në këto kushte, është marrë vendimi për demontimin e saj, si masë emergjente për të shmangur çdo rrezik të mundshëm. Dëmtimet janë shkaktuar si pasojë e lëvizjeve të tokës dhe problematikave gjeologjike që prej ditësh kanë prekur këtë segment rrugor, duke krijuar një situatë të ndërlikuar për qarkullimin në aksin strategjik që lidh zonën me pjesën tjetër të vendit. Autoritetet bëjnë me dije se paralelisht...
Burimi:
javanews.al