‘Juglindja e izoluar prej 11 ditësh’, gazetarja: Rruga e bllokuar i detyron të sëmurë e të moshuar të ecin në këmbë

‘Juglindja e izoluar prej 11 ditësh’, gazetarja: Rruga e bllokuar i detyron të sëmurë e të moshuar të ecin në këmbë

Prej 11 ditësh, aksi nacional Librazhd-Prrenjas, arteria kryesore që lidh juglindjen me pjesën tjetër të vendit, ka mbetur i bllokuar totalisht pas një rrëshqitje masive dheu në vendin e quajtur “Arat e Gurrës”.  Kjo situatë ka shkaktuar një izolim de fakto të rajonit, duke e kthyer jetën e përditshme të banorëve në një kalvar të vërtetë. Gazetarja e Syri Televizion, Margarita Mëhillka raporton se qytetarët që kanë nevoja urgjente, qoftë shëndetësore apo të tjera, për të udhëtuar drejt Elbasanit apo Tiranës, përballen me një sfidë thuajse të pamundur. Për të kaluar zonën e bllokuar, ata detyrohen të ecin rreth 3 kilometra në këmbë në një terren të vështirë, deri në pikën ku mund të gjejnë një mjet tjetër transporti. LEXO EDHE: SYRI TV/ Juglindja e bllokuar...