Juglindja e izoluar, kreu i Hekurudhës: Kemi marrë masat e nevojshme, shpresojmë mos ketë reshje shiu gjatë ndërhyrjes
Kreu i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, deklaroi se në zonën e Dragostinjës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rritjes së volumit të lumit Shkumbin, janë shfaqur problematika të shtuara në infrastrukturën hekurudhore. Sipas tij, masivi i zonës ka një histori rrëshqitjeje të hershme, të aktivizuar rreth 30 vite më parë, ndërsa reshjet intensive të katër muajve të fundit kanë rënduar ndjeshëm situatën, duke riaktivizuar planin rrëshqitës. Verdho theksoi se të gjitha strukturat e Hekurudhës Shqiptare ndodhen në terren dhe kanë marrë masat e nevojshme për përballimin e emergjencës. Ai bëri të ditur se institucioni do të ndërmarrë hapa konkretë për krijimin e një rruge permanente, si dhe për mobilizimin dhe devijimin e ujërave në shpatin problematik, përmes ndërtimit të pritave në lumin...
Burimi:
vizionplus.tv