Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Jepet urdhër për evakuim urgjent në Novoselë! Në Durrës shënohet viktima e parë nga përmbytjet
Në Durrës u shënua viktima e parë nga moti i keq. Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka marrë rrjedha e kanalit në zonën e ish-repartit ushtarak. Trupi i pajetë u gjet nga polumbarët e Reneas. Lumi Erzen ka dalë nga fshati duke përmbytur dhjetëra hektarë toke dhe duke rrethuar banesat në Katund të Ri. Në të gjithë qarkun, numri i personave të evakuuar deri më tani raportohet 305 dhe 800 banesa kanë prezencë uji. 250 persona janë të strehuar në Shtëpinë e Pushimit të FA, Durrës dhe 55 persona janë strehuar në Kovalishencën e Ministrisë së Brendshme. Si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Droje ka vërshime uji në dy fshatra të Krujës: Dukagjin i Ri dhe Miliska. Në fshatin Miliska uji...