“Jemi SPAK-u, hyr në makinë”, si u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe (Dëshmia)

“Jemi SPAK-u, hyr në makinë”, si u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe (Dëshmia)

Mbrëmjen e kësaj të marte, më 23 dhjetor, në emisionin “Opinion” në TV Klan u zbulua kronologjia e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe në mes të ditës, përpara pallatit të tij në Tiranë, si dhe dëshmia që ai ka dhënë përpara hetuesve, të cilat janë pjesë e dosjes hetimore të tenderave të AKSHI-t. Sipas dëshmisë së Meçes, ai u rrëmbye më 12 gusht të këtij viti nga katër persona të cilët mbanin veshur një kapele të zezë si dhe një jelek të verdhë me mbishkrimin BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit). Ata iu prezantuan si punonjës të Prokurorisë së Posaçme SPAK. Gazetarja e Klan News Glidona Daci tha se deklarata e Gerond Meçes, e dhënë në Prokurorinë e Posaçme, përbën rreth pesë faqe në vendimin e masës së sigurimit, ku ai...