Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Jemi SPAK, duhet të vish me ne”, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Përdorën sirena policie, më kërcënuan se do më vrisnin familjen
Këto janë fotografitë e momentit të rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, që sipas Prokurorisë së Posacme u mor peng me urdhër të Ergys Agasit pasi ai nuk po tërhiqej nga ankimimi që kishte bërë për tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Nga dosja hetimore, SPAK pretendon se ky është momenti që tregon se në 12 gusht të këtij viti, në orën 10:41 në një automjet Range Rover të zi futet një person i ngjashëm me Gerond Meçen. Personat që SPAK thotë se do ta rrëmbenin sipërmarrësin, mbajnë të veshur uniformën e policisë, të agjentëve të BKH-së dhe kanë vendosur maskë.Ata i janë afruar Meçes nën këtë cilësi, diçka që vetë sipërmarrësi e ka rrëfyer në prokurorinë e posaçme me datë 22 shtator. “Jemi...