Jani Aliaj ishte transferuar në burgun e grave pas dyshimeve për atentat
Informacionet se ndaj Jani Aliajt ishte planifikuar një vrasje e paguar, kanë qenë të hershme për policinë greke. Televizioni kombëtar grek “ANT1” i ka kushtuar vëmendje të veçantë vrasjes së 49-vjeçarit shqiptar, ngjarje e ndodhur të hënën në burgun e Koridhalos. Sipas gazetarit grek Panagiotis Stathis, “duke pasur parasysh se kishte informacione se kundër tij ekzistonte një kontratë vdekjeje, ai ishte transferuar në burgun e grave pak kohë më parë, për arsye mbrojtjeje. Papritmas, pak kohë më parë, u vendos që ai të transferohej përsëri në degën kryesore të burrave, pra në burgun e burrave, pa justifikim." Sipas të njëjtave burime, dy muaj më parë ai mori sulmin e parë vrasës kundër tij në burg dhe i shpëtoi. Edhe atëherë, edhe pse ishte e qartë...
Burimi:
syri.net